Google ADS

Zvicerani gjendet i vdekur në një hotel të Prishtinës

11:31 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Një shtetas zviceran është gjetur i vdekur pasditen e së hënës në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është gjetur i vdekur në një hotel, shkruan arbresh.info.

Në raport thuhet gjithashtu se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. “Ilaz Agushi”, Prishtinë, 02.03.2020 – 17:04. Është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme