Në Rafz të Kantonit të Cyrihut, Policia Kantonale ka kapur një kosovar 42 vjeçar, i cili në të njëjtin vend e ka vozitur makinën një herë me 195 km/h dhe një herë tjetër me 170 km/h. Kjo ka ndodhur brenda 24 orëve në zonën ku maksimumi i lejuar i shpejtësisë është 80 kilometra në orë.
Ai duhet të përgjigjet për të dyja shkeljet e shpejtësisë para prokurorit publik.
“Raseri” i cili po shkonte drejt Eglisau ZH, është kapur nga Policia Kantonale e Cyrihut mëngjesin e së enjtes. Policia Kantonale kishte kryer kontrolle në Schaffhauserstrasse bazuar në sinjalizimin nga banorët në Rafz, të cilët zgjoheshin çdo ditë nga automjetet me shpejtësi të lartë, shkruan polizeinews.ch.
Kështu policët kanë kapur kosovarin, bazuar në kontrollin e shpejtësisë, përcjell albinfo.ch. Drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe arrestuar, siç ka bërë të ditur policia kantonale të premten. Atij i është hequr patenta e shoferit në vend dhe është marrë në pyetje në bazën e policisë./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...