Ish-ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, ka thënëpër arbresh.info se mosformimi i Qeverisë ka lënë peng edhe rishikimin e buxhetit ku si pasojë e kësaj tani më do të ketë mungesë të fondeve për disa kategori, përfshirë veteranët e luftës.
“Ne kemi mungesë të fondeve për veteranët e luftës. Pra kemi mungesë të mjeteve për shkak edhe të listës së veteranëve. Një pjesë e këtyre mjeteve ka pasur të plotësohet gjatë rishikimit të buxhetit pikërisht duke marr nga projekte që nuk kanë pasur mundësi të realizohen.”
Ajo fton veteranët që për çfarëdo presioni rreth pensioneve të tyre t’i drejtohen koalicionit PAN.
“Sepse ata janë subjektet politike që po e mbajnë pengë formimin e institucioneve dhe peng rishikimin e buxhetit. Me sa unë kam informata MF e ka përfunduar rishikimin e buxhetit në bashkëpunim edhe me ministrat tjerë në detyrë , ajo çka na duhet është një Kuvend që të bëhet rishikimi dhe të mos bllokohet,” ka thënë ajo.
Duke u nisur nga kjo gjë veteranët rrezikojnë që të mos marrin mjetet e tyre deri në formimin e Qeverisë së re, shkruan arbresh.info.
“Tani ligji i buxhetit ka një hapësirë për rialokim të fondeve dhe kjo hapësirë është tejet e vogël dhe të iu them të drejtën është konsumuar tërësisht. Ka rrezik që gjatë kësaj periudhe Qeveria të ngelet pa fonde të mjaftueshme për të paguar pagesat e veteranëve, andaj ne po bëjmë thirrje që në fakt të mos shkaktohen probleme të tilla të mos shkaktohen edhe kriza sociale në krye të krizave politike dhe ekonomike. Ne po i shmangim këto sepse konsiderojmë se janë plotësisht të panevojshme,” është shprehur Bajrami.
Nga praktikat e kaluara veteranët kanë realizuar protesta të ndryshme përball Qeverisë duke u ankuar lidhur me mjetet që sipas tyre Qeveria nuk po ua ndante, por edhe për rritjen enorme të listave. Madje shumë herë ata edhe kanë kërcënuar institucionet se nëse nuk realizohen qëllimet e tyre do të ndërmarrin veprime nga më të ndryshmet./V.Berisha/arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...