Zvarritet themelimi i Komisionit hetimor për gylenistët

08:58 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Grupet parlamentare ende nuk i kanë dërguar në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në komisionin hetimor për deportimin e gjashtë gylenistëve në Turqi. Pritet që ky komision të formohet gjatë kësaj jave, shkruan sot Gazeta “Zëri“
Ndonëse në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës (e mbajtur më 4 prill) është vendosur të formohet komisioni hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq (më datë 29 mars 2018), ky komision akoma nuk është formuar.

Kuvendi i Kosovës pati kërkuar nga grupet parlamentare që brenda tri ditësh t’i dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision në përputhje me Ligjin për Hetime Parlamentare, mirëpo deri më tani asnjëri nga grupet parlamentare nuk kanë dorëzuar emrat për anëtarë të këtij komisioni.

Kështu ka njoftuar sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi, i cili në një prononcim për gazetën “Zëri” tha se Kuvendi ka pritur emrat e anëtarëve për komisionin hetimor, por asnjë parti nuk i është përmbajtur afatit treditor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme