Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka shpallur konkursin për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Dështimi i zgjedhjes së të parit të kësaj gjykate në fillim të janarit, pati bërë që KGJK të marr vendim për rihapje të konkursit, gjë e cila ende nuk ka ndodhur.
Arsyet e kësaj sipas, kryesuesit të KGJK-së, Nehat Idrizi, janë proceset tjera me të cilat është i ngarkuar këshilli.
Konkursi për kryetar të Gjykatës së Gjilanit ende nuk është shpallur. Arsyeja e vonimit të shpalljes ka qenë, proceset tjera me të cilat po merret KGJK”, është shprehur Idrizi për “Arbresh.info”.
Kryesuesi i KGJK-së tha se ende nuk dihet se kur do të rishpallet konkursi.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk pati arritur të zgjedh asnjë nga katër kandidatët për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan. Kandidatët ishin: Aziz Shaqiri, kryetari i deri tashëm Zyhdi Hazri, Naser Maliqi dhe Veli Kryeziu. Shumica e kandidatëve u abstenuan nga anëtarët e këshillit.
Pas kësaj, këshilli pati zgjedhur ushtrues detyre gjyqtarin Afrim Shala deri në zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë, vetëm Gjykata e Gjilanit dhe ajo e Mitrovicës ka mbetur pa kryetar.
Për të parin e Gjykatës së Mitrovicës do të vendoset sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje, e nënshkruar me 10 shkurt 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, Aleksandar Vuçiq dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Sipas kësaj marrëveshje, kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë serb nga Mitrovica e veriut, ndërkaq prokurori kryesor do të jetë shqiptar i Kosovës./Arbresh.info/ G. Lushi
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...