Kanë mbetur pothuajse edhe 10 përqind të përmbushjes së aplikacionit përmes së cilit do të mbahet provimi teorik për patentë shofer nga forma manuale e deri tashme, në atë elektronike, shkruan arbresh.info.
Ky aplikacioni, ku sipas marrëveshjes sënënshkruar me datën 29 mars 2017 për projektin “E-testim” në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë përfituese “PBC” shpk, do të duhet tëpërfundonte në muajin korrik.
Zyrtarë të Ministrisë sëInfrastrukturës i kanë thënëportalit Arbresh.info se projekti i testimit elektronik “e-testimi” është në zhvillim e sipër.
“Projekti i testimit elektronik “E-testimi” është në zhvillim e sipër. Furnizimi me servera dhe licenca si dhe konfigurimi i tyre është ipërfunduar. Aplikacioni me atë të cilit do te realizohet testimi elektronik i kandidateve është ipërfunduar nëmasën mbi 90%”, thuhet në përgjigjen e MI-së.
Sipas zyrës së informimit në Ministrinë e Infrastrukturës kanë mbetur edhe disa hapa për tëfinalizuar këtë projekt.
“Hostimi i aplikacionit ne serverat te cilët janë të vendosur në ASHI, Lidhja e aplikacionit me regjistrin civil tëKosovës dhe bazën e tëdhënavepër patentë shofer, Futja ne aplikacion e pyetjeve dhe opsioneve me përgjigje, Caktimi i privilegjeve për menagjimin e sistemit, Caktimi injënjësie ku do te fillonte pilot projekti, Sigurimi i 20 kompjuterëvepër fillimin e pilot projektit, Fushata informuese ne lidhje me projektin, etj.”
Sipas kushteve të kontratës së nënshkruar në mars, kompania përfituese e tenderit në afat prej tre muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës ishte e obliguar që të paraqesë aplikacionin e kompletuar dhe më pas të filloi me fazën e pilot-projektit, e cila fazë do të duhet të realizohet për tre muaj dhe nëse pilot projekti rezulton të jetë i suksesshëm do të bëhet shtrirja e aplikacionit në të gjitha Qendrat e Testimit.
Çmimi i kontratës kap vlerën e 239,898.98 €.
Ky aplikacion do t’iu mundësojë kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit për patentë shoferi në testimin teorik që në mënyrë elektronike (nëpërmes kompjuterit) të plotësojnë testin dhe të marrin rezultatin.
Përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit, transparenca dhe efikasiteti, si në numrin e testimeve po ashtu edhe në dhënien e rezultatit./M.Avdimetaj/Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...