Republika e Kosovës dhe Republika helenike janë dakorduar në parim që t’i japin një frymë të re bashkëpunimit reciprok dhe të ngrisin në një nivel më të lartë se ai i tanishëm marrëdhëniet në mes dy vendeve.
Kjo është bërë e ditur, pas një takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke dhe bisedimeve të zhvillluara në mes delegacionit të Republikës së Kosovës të kryesuar nga Zëvendës-Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, dhe atij nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare, Ioannis Brachos.
Në kuadër të sinergjive të reja të bashkëpunimit fillimisht do të organizohen dy Forume Ekonomike në mes dy vendeve respektive dhe me pjesëmarrjen e ndërmarrërsve nga të dyja anët: i pari në kryeqytetin grek Athinë, e i dyti në Selanik, për të hapur mëpas Zyrën Ekonomike dhe Përfaqësimin e shtetit të Kosovës në shtetin grek gjatë një vizite që Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z Behgjet Pacolli, pritet t’i bëj Athinës zyrtare në vjeshtë të këtij viti.
Të dyja palët e kanë vlerësuar si kapitull të ri të marrëdhënieve në mes dy vendeve këtë lëvizje të re, duke i dhënë shtytje dhe forcuar bashkëpunimin dhe mbështetjen respektive edhe në fushën politike, atë të perspektivës Euro-Atlantike dhe projekteve të përbashkëta që mund të burojnë nga BE-ja, bashkëpunimin kulturor dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.
“Edhe pse Greqia de jure ende nuk e njeh Kosovën, shteti grek ka ndjekur një qasje konstruktive dhe mbështetëse ndaj Kosovës në aspektin ndërkombëtarë. Ne, sot jemi pajtuar që të ngrisim në një nivel të ri bashkëpunimin dhe komunikimin në mes dy vendeve”, ka thënë Zëvendës-Ministrja Vuniqi.
Në kuadër të kësaj vizite, Zëvendës-Ministrja Vuniqi është shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori, Albert Prenkaj, Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie Rajonale, Fitim Gllareva dhe Drejtori i Komunikimit, Sami Kastrati.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...