Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka dhënë një mendim për zhvillimet aktuale që po ndodhin në Kosovë.
Zeka përmes një shkrimi ka theksuar se demarkacioni me Malin e Zi në afat sa më të shkurtë duhet të ratifikohet. Sipas tij, kjo çështje hap rrugën e qytetarëve drejt BE-së, transmeton Indeksonline.
“Ditët po ikin dhe qytetarët po presin se çfarë po bëjnë udhëheqësit e tyre. Demarkacioni është bërë sikur thembra e Akilit për institucionet e Kosovës. Prandaj në këto momente kur qytetarët kanë nevojë dhe është interes shtetëror që të lëvizin lirshëm në zonën shengen institucionet e Kosovës duhet në afat sa më të shkurtë të mbyllin këtë çështje tejet të zgjatur. Miratimi I demarkacionit përveç aspektit të rregullimit të kufijve hap edhe rrugë për dalje nga kjo geto jo me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Duhet të lihen inatet politike dhe partiake dhe të mbizotëroj arsyeja dhe të mbyllet historia e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë Zeka.
Ai shtoi se përgjegjësinë për këtë e ka çdo deputet dhe po ashtu lider politik.
“Duhet të kalohet për mbi egot personale dhe të punohet për interes shtetëror. Askush nuk mund ti ik përgjegjësisë politike, morale e institucionale. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë zvarritje”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin është shtyrë për të mërkurën e javën së ardhshme./Indeksonline/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...