Zv/ministri Shkodra ngushëllon familjen Haradinaj

18:56 | 17 Qershor 2018
M. A.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinajt.

Shkodra ka thënë se Hilmi Haradinaj ishte pikërisht njeriu që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me pikëllim morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bacës Hilmi Haradinajt, atdhedashësit të madh, babai i dy dëshmorëve të UÇK-së, pishtarëve të luftës për lirinë e Kosovës, Luanit dhe Shkelzenit që dhanë jetën për lirinë si patriot të pashoq;njeriu që s’kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, burrëria, bujaria dhe atdhedashuria si virytete të bacës Hilmi, do të jenë të pashlyera në kujtimet e mbarëkombit shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj dhe mbarë Kosovës. Lusim Zotin e madhërishëm që shpirti i tij u prehtë në parajsë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme