Mjete eksplozive janë vendosur mbrëmjen e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke shkaktuar dëme serioze.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli, në reagimin e tij, ka bërë një lidhje të sulmit të mbrëmshëm, me atë që ndodhi para dy ditësh në Ukrainë, ku Rusia nisi sulm me dron në sektorin e energjisë, shkruan Arbresh.info
Ai ka shkruar se nuk ka asnjë dyshim se prapa sulmit në Zubin Potok, qëndrojnë dy organizata terroriste.
“Të enjten e 28 nëntorit, më shumë se 1 milion shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në të gjithë Ukrainën, pasi Rusia nisi një sulm të gjerë me raketa dhe dron në sektorin energjetik të Ukrainës. Vetëm dy ditë më vonë, natën e mbrëmshme, aleati terrorist i Rusisë, Serbia — veproi ngjashëm e taktikisht njëjtë në fshatin Varagë të Zubin Potokut — duke e minuar digën e Ibër-Lepencit, furnitorin strategjik e kyç të Republikës tonë me ujë. Pa asnjë mëdyshje, dy organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste”, ka pohuar ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës, rreth orës 19:00 ka siguruar informacione se në veri të vendit, në fshatin Varage të Zubin Potokut, është sulmuar dhe dëmtuar infrastruktura kritike e kanalit të ujit “Ibër Lepenci”.
Nga Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente, janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, të ndalimit të rrjedhjes së ujit si dhe mundësisë së sanimit të kanalit të ujit.
Njëkohësisht nga Policia e Kosovës, njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke u kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar./Arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...