Zv/ministri Shkodra viziton Merdarën

17:43 | 27 Prill 2018
V. S.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra ka qëndruar sot në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Merdare me ç’rast u takova komandantin e Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare, z. Fehat Gashi si dhe stafin e kësaj pike kufitare u njoftova nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në këtë pikë, për mbarëvajtjen e punës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thotë Shkodra.

Sipas tij, komandanti i Policisë Kufitare, z. Fehat Gashi, bëri të ditur se ekziston një bashkëpunim i mirë mes të gjitha agjencive të cilat shërbejnë në këtë pikë kalimi kufitar, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi se kjo pikë shumë e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit verore.

“Në këtë pikë kufitare zbatohen masa rigoroze në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi në bashkëpunim me doganën dhe agjencitë tjera të zbatimit të ligjit”, ka shkruar ai.

zveg1

 

zveg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme