Drejtuesit e ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit kanë vizituar sot komunën e Gjilanit.
Pas kësaj vizite, zv/ministri Rexhep Kadriu tha se janë parë nga afër punimet që po realizohen në veri të lumit Mirusha, rregullimi i sheshit nga qendra e qytetit në drejtim të lagjes ‘Dardania’.
Ai poashtu theksoi se po punohet me Bankën Botërore për projektin e radhës për ndërtimin e liqenit akumulues që do të zgjdihte problemin afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, vizituam komunën e Gjilanit me që rast takuam të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri.
Vizituam nga afër punimet që po realizohen në very të lumit “Mirusha”, gjegjësisht rregullimin e sheshit nga qendra e qytetit në drejtim të lagjes “Dardania”. Po punojmë me Bankën Botërore për projektin e radhës për ndërtimin e liqenit akumulues I cili do të zgjidhproblemin afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm, I cili sipas planifikimeve tona do të ndërtohet në Kremenatë, me një kosto prej 70 milionë euro deri në finalizimin e këtij projekti.
Që ta zhvillojmë Gjilanin dhe Kosovën në përgjithësi, jemi të vendosur dhe kjo po ndodh çdo ditë. Jemi zotuar se projektet për Gjilanin, për Anamoravën, nuk do të ketë mundësi askush t’I ndal, sepse meriton Gjilani, meriton Anamorava.
https://www.facebook.com/rexhep.kadriu.1/posts/2808587665912391
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë