Prokurori i Departamentit për Krime të Rënda, njëkohësisht Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje të afërt 24 orëshe nga Policia e Kosovës.
Arbresh.info nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se tashmë mbrojtja e afërt ka marrë në monitorim dhe shoqërim prokurorin dhe familjen e tij.
‘Policia, mbrojtja e afërt, tashmë shoqëron lëvizjet e Prokurorit Qavolli, monitoron procesin mësimorë të fëmijëve të tij si dhe të familjarëve. Poashtu policia me pikë statike qëndron 24 orë në shtëpinë e banimit të Prokurorit dhe të familjes.’, ka thënë burimi i portalit Arbresh.info brenda Prokurorisë.
Ndryshe, më 11 Tetor u raportua se prokurori Ersan Qavolli, është kërcënuar, pas sekuestrimit të mbi dy ton lënde narkotike në Pejë – aksion ky i kryer në fund të muajit të kaluar.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, e cila e dënoi këtë veprim.
“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me ashpërsi çdo formë kërcënimi apo presioni ndaj prokurorëve që janë në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe drejtësisë. Në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj Prokurorit Ersan Qavolli, pas sekuestrimit të mbi 1 ton lëndë narkotike në Pejë, Shoqata jonë shpreh shqetësim të thellë dhe solidaritet të plotë me Prokurorin Qavolli dhe të gjithë kolegët që përballen me sfida të tilla në ushtrimin e detyrave të tyre.
Prokurorët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për të zbatuar ligjin paanshmërisht dhe pa frikë nga kërcënimet, ndërsa këto akte të papranueshme nuk do të cenojnë përkushtimin tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës inkurajojmë hetuesit policor së bashku me prokurorin e rastit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së prokurorit, si dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme”, thuhet në reagim.
Lidhur më këtë ka reaguar dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH).
“KPK dhe ZKPSH, njoftojnë se në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin Qavolli dhe, njëkohësisht, janë duke e trajtuar seriozisht këtë veprim penal gjer në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Ersan Qavolli, njihet si një prej Prokurorëve më të suksesshëm në Kosovë./Arbresh.info/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...