Kandidatja që premtim kryesor gjatë fushatës zgjedhore e pati luftën kundër korrupsionit, Zuzana Caputova, e ka fituar rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki, duke u bërë femra e parë që zgjidhet në këtë pozitë në histori të këtij shteti.
Zonja Caputova, e cila nuk ka pothuajse aspak përvojë politike, e mposhti diplomatin e profilit të lartë, Maros Sefcovic, i cili ishte kandidat i partisë që është aktualisht në pushtet në Sllovaki.
Këto zgjedhje u mbajtën një vit pas vrasjes së një gazetari hulumtues vitin e kaluar. Jan Kuciak ishte duke i hetuar lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar kur ishte qëlluar me armë zjarri në shkurt të vitit 2018.
Caputova kishte thënë se vrasja e këtij gazetari është një nga arsyet që e ka shtyrë të kandidojë për presidente të vendit, ndonëse ky post është më tepër i natyrës ceremoniale.
Kur pothuajse të gjitha votat janë numëruar, ajo i ka vituar 58 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i saj i fitoi 42 për qind të tyre.
Ajo u bë e njohur duke e ushtruar profesionin e avokates, sidomos kur e udhëhoqi një rast kundër një procesi të groposjes ilegale të mbeturinave, i cili zgjati 14 vjet.
Presidentja e re e Sllovakisë është 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. Ajo është anëtare e partisë “Sllovakia Progresiste”, e cila nuk ka asnjë ulëse në kuvend.
Në rundin e parë të zgjedhjeve, ajo i kishte fituar 40 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër, i cili është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, vetëm 19 për qind, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...