Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj dekalaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Zulfaj tha se “të mos ngarrojmë as periudhën në të cilën jetojmë”, duke shtuar se institucionet e Serbisë ishin kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, gjatë vitit 1999, shkruan Arbresh.info.
“Institucionet e drejtuara nga serbët ia kishin mbathur me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar këshilltari i Kurtit.
Ndryshe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka shkruar në platformën ‘X ‘se BE-ja po i sheh me shqetësim të madh operacionet e Policisë në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia”.
“BE-ja i kërkon Kosovës edhe një herë t’i shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Let us not confuse either the period in which we live or what the dialogue in Brussels is about, Peter.
The Serbian-run institutions ran away with the Serbian army in 1999 after committing ethnic cleansing and genocide, hundreds of massacres, and killing thousands of civilians,… https://t.co/BDqf9nbqqM
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) February 4, 2024
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...