Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njofton se tarifat e reja për shfrytëzim të sistemit të transmetimit, operimit të sistemit dhe operimit të tregut si dhe tarifa për shfrytëzim të sistemit dhe shpërndarjes, janë të detyrueshme për të gjithë furnizuesit, përfshirë Elektroseverin, kompaninë serbe që operon në veri të vendit.
“Rritja e tarifave të energjisë elektrike dhe ndikimi te konsumatorët në veri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRRE me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever”, thuhet në njoftim.
“Rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1% vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Zyra e Rregullatorit për Energji njofton po ashtu se furnizuesi i energjisë elektrike Elektrosever ka licencë nga ky institucion, për konsumatorët e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës, si furnizues komercial, si dhe shumë furnizues tjerë të energjisë elektrike të licencuar nga ZRRE.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, në media u raportua se Zyra e Rregullatorit për Energji ka thënë se tarifat e reja do të zbatohen nga 1 qershori në të gjithë territorin, përveç pjesës veriore.
Atje kompania serbe Elektrosever e ka marrë përsipër furnizimin dhe faturimin e konsumatorëve, sipas një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në vitin 2022 dhe meqenëse ajo operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal ZRRE ka thënë më herët se “këto tarifa nuk zbatohen në atë pjesë të territorit”.
Shpërthim me tritol brenda burgut të Fushë-Krujës, policia: ...
Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më
Ambasadori palestinez shpërthen në lot në OKB: Dhjetëra fëmi...
Elon Musk largohet nga administrata Trump
Zelensky: Ukrainës i duhen 30 miliardë dollarë për të prodhu...
Gjetja e trupit pa shenja jete në Ulpianë, policia jep detaj...