Zyra e Rregullatori për Energji ka bërë të ditur për Kanal10 se po shqyrton aplikimin e kompanisë serbe për marrje të licencës për operim në komunat veriore të vendit.
ZRRE ka bërë të ditur se lënda e kësaj kompanie do të shqyrtohet në një nga mbledhjet e ardhshme të bordit.
Njohës të këtij sektori kërkojnë që së pari të zgjidhet mënyra e mbledhjes së borxheve të akumuluara, ndërsa nga komisioni për ekonomi bëjnë thirrje që procesi të përfundoj sipas marrëveshjes së energjisë të arritur në Bruksel, raporton Kanal10.
Për herë të parë pas dy dekadash mund të nis faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Një proces i tillë pritet të ndodh pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka nisur shqyrtimin e dokumentacionit të sjellë nga kompania serbe që duhet të merret me këtë cështje në atë pjesë të vendit.
Në mungesë të bordit Zyra e Rregullatorit për Energji në të kaluarën ka refuzuar aplikacionin e kompanisë “Elektrosever”.
Dhënia e licencës ka qenë pjesë e marrëveshjes së Brukselit për energjinë me të cilën Kosovës iu mundësua të jetë anëtare me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Transmetimit të Energjisë “ENTSO-E”.
Zyra e Rregullatorit për Energjinë ka thënë se kjo çështje do të vendoset në rendin e ditës në seancat e ardhshme të bordit.
“Aplikacioni i kompanisë “Elektrosever D.O.O” është në proces të shqyrtimit nga ZRRE-ja. Sapo që kjo lëndë të jetë gati për vendimmarrje, ZRRE do ta vendos në rendin e ditës të ndonjë prej seancave të ardhshme të Bordit të cilat përveç që njoftohen disa ditë më parë po ashtu janë të hapura për publikun dhe transmetohen drejtpërdrejt përmes platformës elektronike të ZRRE-së“, ka thënë Zyra Rregullatorit të Energjisë.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, kompania në fjalë është regjistruar në vitin 2018, ku aksionar kryesor e ka kompaninë shtetërore serbe, ndërkaq si aktivitet primar ka tregtinë e energjisë elektrike, si dhe riparimin e pajisjeve elektrike.
Njohësi i fushës së energjetikës, Fatos Aliu ka thënë se njëherë duhet të kthehen borxhet që i kanë banorët e asaj pjese që nga paslufta veriu për shfrytëzim të energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Ferat Shala, i ka dhënë mbështetje çdo vendimi të marrë nga ZRRE-ja për veriun dhe që e njëjta bazohet në marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Kanal 10 ka pyetur Bashkimin Evropian se si do të veprohet për respektimin e kësaj marrëveshje, për të cilën është thënë se ka pasur përparim në dialog, por zyrtarët e BE-së nuk kanë dhënë detaje.
Viteve të fundit shpenzimi i energjisë në veriun e vendit është rritur shumë, shkaku i përdorimit në masë të madhe të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.
Shpenzimin e energjisë për atë pjesë një kohë të gjatë e kanë paguar konsumatorët e pjesëve tjera të vendit, derisa me fitimin e rastit nga gjykatë nga Avokati i Popullit, qeveria mori përsipër të paguaj energjinë.
Me gjithë, premtimin se kjo çështje do të merrte zgjidhje brenda gjashtë muajsh ajo nuk ndodhi.
Momentalisht, rreth 12 milionë euro në vit llogaritet të jetë borxhi i katër komunave veriore, për mos pagesë të energjisë elektrike.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve