Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kanë raportuar drejtuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe të Operatorit të Transmisionit të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), raporton arbresh.info.
Ndërsa kryetari i ZRRE-së, Arsim Janova gjatë raportimit para Komisionit për Zhvillimin Ekonomik Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka thënë se kemi pasur probleme të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet tona.
“Prej muajit nëntor jemi përball me furnizimin të rregullt të sektorit të energjisë, kanë ndikuar shumë faktor, fillimisht kemi pasur shumë probleme me prodhimin e energjisë nga termocentralet tona, duke marrë parasysh se nuk ka pasur rezerva të mjaftueshme për shkak të vonesave në shpronzimet që janë bërë në Hade dhe në Shpitull është zvogëluar 50 përqind prodhimi i energjisë në Kosovë dhe na ka sjellur telashe sepse importet janë shumë të larta”, tha ai.
Janova përmend edhe çështjen tjetër që është vendimi gjyqësor.
“Ndërsa çështja tjetër është sipas vendimit gjyqësor përmasën e përkohshme i sjellur nga gjykata paraprakisht themelore, tani nga Gjykata e Apelit ne kemi zbatuar vendimin për masën e përkohshme prej 1 dhjetorit që e ka parapa gjykata, pastaj ka filluar një përkeqësim më i madh në sektorin e energjisë ne kemi qenë të detyruar ta zbatojmë atë vendim nga faturat 3.5përqind”, tha Janova.
Ndërsa Janova ka bërë të ditur se me 1 prill të këtij viti është dashtë të hy në zbatim procesi i tarifor për 5 vjeçar.
“Me 1 prill të këtij viti është dashtë të të hyjë në zbatim në veri i procesit tarifor 5 vjeçar”, tha ai.
Sipas tij, përgatitjet janë bë që nga 15 maji i vitit të kaluar.
“Përgatitjet janë bërë që nga 15 maji i vitit të kaluar, por nuk kemi pasur bord funksional, stafi ynë ka shqyrtuar, proceduar të dhënat, kemi marr vendim që të shtyhet procesi aty ku është edhe pse do te shtyhet pasi që ka pasur mungesa në bord”, tha ai.
Po ashtu ai ka kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe Kuvendi se çka do të bëjnë për veriun.
“Jemi para një sfide të madhe, që pjesa në veri nuk mund të hyjë në tarifat e konsumatorëve të tjerë, do kërkojmë ndihmë nga Qeveria dhe Kuvendi, se çka do të bëjmë më veriun, nuk mund t’i fusum në faturat e konsumatorëve”, tha Janova.
Po ashtu ai i ka njoftuar deputetët se kanë marrë rekomandime nga Kuvendi se si të zgjidhet kjo çështje por shumica e tyre nuk mund të përmbushen për shkak të mungesës së buxhetit.
Po ashtu Arsim Janova nuk ka garantuar qytetarët e vendit për kompensimin e rrymës që e kanë paguar për veriun e vendit që arrin vlerën rreth 40 milionë euro.
Ndërsa deputetja Mimoza Kusari –Lila iu është drejtuar Janovës duke i thënë se a është ndërmarrë ndonjë gjë lidhur me zbritjen e tarifës së energjisë për konsumatorëve që kanë paguar energjinë për pjesën e veriut.
Ai është përgjigjur duke thënë se “E kemi trajtuar këtë çështje, nëse atë pjesë e ngarkojmë me tarifa të larta ose të kthehen konsumatorëve, ndërsa zbritja e tarifës së energjisë për konsumatorëve kush do të paguaj operatorin për humbjet”, iu është përgjigjur Janova./arbresh.info.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...