Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë të ditur se është në proces të vlerësimit të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, që konstatoi se konsumatorët mund të kërkojnë të kompensohen për rrymën e paguar për veriun.
Zëdhënësi i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka thënë për REL-in se aktgjykimi i Gjykatës Supreme i ishte dërguar ZRRE-së më 3 prill dhe se “në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi do të ndërmarrë veprimet e nevojshme”.
Gjykata Supreme më 13 prill e ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kundër aktgjykimit të Apelit sa i përket faturimit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës
Nga përfundimi i luftës deri më 2017, qytetarët e komunave të tjera të Kosovës kanë paguar për rrymën e shpenzuar nga qytetarët në veri të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kohore, faturat e qytetarëve në komunat e tjera të Kosovës – përjashto veriun – kanë qenë për 3.5 për qind më shtrenjtë.
Më 2017, Gjykata e Apelit kishte vendosur se është e jashtëligjshme praktika që qytetarët e viseve të tjera të Kosovës të paguajnë për rrymën e shpenzuar në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.
Në vendimin e Gjykatës Supreme u tha se kjo praktikë e faturimit nuk është në përputhje me Ligjin për rregullatorin për energji elektrike, pasi “është bërë trajtim i pabarabartë i banorëve të katër komunave veriore në raport me banorët e pjesës tjetër dhe se i njëjti faturim nuk është i autorizuar me ligj”.
“Konsumatorët të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lind e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, u tha në vendimin e Gjykatës Supreme të publikuar më 13 prill./REL
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit