Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është urdhëruar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicola Guillou që të dorëzoj një version të korrigjuar të aktakuzën në rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala .
Bazuar në njoftimin që është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen e Shalës ka nxjerrë dy vendime lidhur me mocionet e mbrojtjes kundër formës së aktakuzës dhe themelimit/juridiksionit të Dhomave të Specializuara, shkruan arbresh.info
“Duke konstatuar se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje duhet të ndryshohet në mënyrë që, mes tjerash, të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë, gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që, deri më 1 nëntor 2021, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Mocionet tjera të Mbrojtjes lidhur me formën e aktakuzës u hodhën poshtë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Tutje behet e ditur se gjykatësi ka hedhur poshtë mocionin e Mbrojtjes më të cilin ka kundërshtuar themelimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese të të akuzuarit.
“Në vendimin e tij të dytë, gjykatësi Giju hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes me të cilin kundërshton themelimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese të të akuzuarit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Shala paraqitjen e tij të para para gjykatësit e pati më 19 prill 2021, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Pjetër Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Ujku”, akuzohet për përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje më këtë konflikt
Me poshtë mund të gjeni linqet për dy vendimet e publikuara sot për rastin Shala./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...