Google ADS

ZPS për Arbresh.info: Operacionet po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i

10:49 | 1 Nëntor 2023
E.G

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)  është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme është duke u bastisur shtëpia e Islam Sylës, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar ZPS e cila thotë se operacionet po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Në një përgjigje me shkrim, ZPS bën të ditur se operacioni po mbështetet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Shënjestër e bastisjeve ishin tre ish-këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj dhe Artan Behrami./Arbresh.info./

LEXO EDHE:

ZPS konfirmon bastisjen e shtëpisë së ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme