Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po vazhdon operacionet e bastisjes në Kosovë.
Sot është duke u bastistur edhe shtëpia e Artan Behramit, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit sa ishte president.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar ZPS.
Në një përgjigje me shkrim, ZPS bën të ditur se operacioni po mbështetet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë bastisur edhe shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala e Bashkim Smaka.
LEXO EDHE:
Bastisja e Behramit po ndodh një ditë pasi ai përmes një statusi në Facebook ka kritikuar Gjykatën Speciale se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.
“Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët. Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle.”, u shpreh ai.
“Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent! Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!”, shtoi ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Behrami pas bastisjes: Specialja është fashiste, dënon vetëm shqiptarët
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...