Në përfundim të parashtrimeve të veta, prokurorja Eva Wyler kërkoi nga trupi gjykues që të caktohet dënim unik ndaj Pjetër Shalës me kohëzgjatje prej 28 vjet burgim për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
“ZPS-ja kërkon që trupi gjykues të caktojë dënime në vijmë ndaj të akuzuarit për krimet individuale për të cilat akuzohet. Pika 1; për ndalim arbitrar tetë vjet burg. Pika 2; Trajtim mizor, 15 vjet burg. Pika 3; Torturë, 20 vjet burg. Për pikën 4- Vrasje, 26 vjet burg. Në përputhje me rregullën 1634 të Rregullores, trupi gjykues të caktojë një vendim të vetëm që pasqyron tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuari. ZPS-ja kërkon që të caktohet ndaj të akuzuarit një dënim i vetëm prej 28 vjet burg”, tha prokurorja Wyler, raporton BetimipërDrejtësi.
Sipas Wyler, ndryshe nga përshkrimi që i bën mbrojtja, Shala ka qenë një person që i ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre.
“Mbrojtja e përshkruan të akuzuarin si një ushtar i thjeshtë i UÇK-së i cili ndihmoi popullin e tij për të luftuar në front. Provat në këtë çështje që kemi në dispozicion megjithatë vërtetojnë se ai ishte sigurisht edhe një tjetër person. Një person i cili ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre”, tha prokurorja.
Me kaq përfundoi seanca e sotme në çështjen gjyqësore për të vazhduar edhe nesër me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së viktimave, më pas me mbrojtjen e Shalës.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...