Konferenca e radhës ndaj ish -krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, nisi me sqarimet dhe temat që do diskutohen në këtë konferencë.
Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou bëri të ditur se disa nga temat që do diskutohen në këtë konferencë janë edhe nxjerrja e materialeve, dhe atë se deri ku ka ecur kjo çështje gjyqësore, shkruan arbresh.info.
“Nxjerrjen e materialeve, ecurinë e hetimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ecuria e hetimeve të mbrojtjes, pikat juridike dhe faktike për të cilat palët pajtohen, afati për përshkrimin e mocioneve paraprake”, tha Guillou.
Ai, po ashtu bëri të ditur se të hënën më 22 mars Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit kanë paraqitur vërejtjet e tyre me shkrim.
Në veçanti, sipas gjykatësit në këtë konferencë do të diskutohet çështja e ngritur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.
“Qëllimi i konferencës sot, është që të shikojmë se deri ku ka ecur çështja dhe të diskutojmë temat që i përmenda. Në veçanti, dëshirojmë të diskutojmë për çështjen e ngritur nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit lidhur me nxjerrjen e materialeve”, tha ai.
Gjykatësi pyeti prokuroren nëse do bëjë parashtrimin e kërkesave për masat mbrojtëse brenda datës 6 prill 2021.
Prokurorja e Prokurorisë së Specializuar tha se pas konferencës së fundit, ZPS-ja ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale. Sipas saj, janë paketa 23 dhe 24. Ajo tha se ZPS-ja është duke shikuar edhe materialet tjera, dhe në mënyrë sistematike ka depozituar një kërkesë për masa mbrojtëse lidhur me materialet.
“Deklaratat e mëparshme të rreth një të dytës së dëshmitarëve në mbështetje të aktakuzës, janë duke u punuar, janë nxjerrë dhe janë pjesë e kërkesës së kemi depozituar për masat mbrojtëse, për të cilën ende nuk është marrë vendim”, tha prokurorja.
Ajo, tha se ZPS-ja është duke shqyrtuar edhe materialin shfajësues, dhe se tash për tash nuk pritet të bëhet një kërkesë për masa mbrojtëse lidhur me këtë material.
“Sa i takon materialit shfajësues, po bëhet shqyrtimi sepse ende nuk ka përfunduar. Nuk parashikojmë që të bëhen së afërmi kërkesa për masat mbrojtëse lidhur me një material të tillë. Por, kur të bëjmë nxjerrjen e mëtejshme të materialeve, mund të bëjmë kërkesa të tilla”, tha prokurorja./arbresh.info/
LEXO EDHE:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...