ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

15:06 | 18 Shtator 2024
E.G

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk do të mbështetet në dëshminë e 11 dëshmitarëve.

Po ashtu, ZPS ka njoftuar se ka vendosur që deklaratat e shtatë dëshmitarëve t’i paraqesë me shkrim, e jo personalisht në sallën e gjyqit, shkruan Arbresh.info.

“ZPS nuk synon më të mbështetet në provat e njëmbëdhjetë (11) në vijim dëshmitarëve. Përveç kësaj, ZPS-ja synon të dorëzojë provat e shtatë (7) dëshmitarëve me shkrim, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”, thuhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info/

Të ngjashme