Në vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustfa pas kalimit në seancë private, prokurori filloi me pyetjet për dëshmitarin në seancë publike
Prokurori: BIA a ka qenë pjesë e brigadës 153 a ishte pjesë e zingjirit të komandës?
Dëshmitari: Jo
Prokurori: A ka pas njësi?
Dëshmitari: Jo nuk e di që ka pas
Prokurori: E kuptoj që të dyja njësitë ishin të ndryshme, megjithatë ishin të vendosura afër njëra tjetrës është kështu apo jo?
Dëshmitari: Po kemi bashkëpunuar
Prokurori: Dhe kur ka ndodh kjo gjë a ka pas ndonjë komandë qendrore ?
Dëshmitari: Jo nuk besoj që ka pas për arsye se forcat serbe kur kanë sulmuar nuk ka pasë komandë po jemi mundu me gjet vetën qysh kemi mujt për mu mbrojt, komandë të veçantë nuk ka pas as nga komanda as nga BIA, por forcat serbe kur kanë sulmu kemi qenë të gatshëm gjithmonë, ju kena dal përballë qysh kena mujt, komandë nga njësia për rajon nuk ka pasë.
Prokurori: Kush ka qenë eprori i drejtpërdrejt i komandant Calit?
Dëshmitari: Nuk e di
Prokurori: Komandat Cali a ka pas zëvendësues?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Si e ka pas emrin zëvendësuesi?
Dëshmitari: Nuk e di po pseudonimin ja di pseudonim Dardani
Prokurori: A mbani mend ndonjë emër tjetër të ndonjë anëtari te njësisë BIA?
Dëshmitari: Po zakonisht janë kanë me pseudonime
Prokurori: A mbani mend ndonjë pseudonim?
Dëshmitari: Të gjithë kanë pas pseudonim, një kohë e gjatë ka kaluar ndoshta edhe i kom harru, jo veç njësia BIA po shumica e ushtarëve kanë qenë me pseudonime
Prokurori: Po emri Nazif Musliu a te kujton ndonjë gjë?
Dëshmitari: Pseudonim?
Prokurori: Jo kështu e kishte emrin personi, a e kujtohet si e ka pas pseudonimin?
Dëshmitari: Pseudonimin e ka pas ‘Tabuti’
Pastaj prokurori njoftoi trupin gjykues se duhet t’i përmend edhe disa pseudonime të tjera në mënyrë që të shoh se a i kujtohet ndonjë emër
“ E nderuar gjykatëse dhe trupi gjykues, dua t’ia përmend disa pseudonime te tjera për të shikuar a i kujtohet ndonjë emër”, tha prokurori
Prokurori: Pseudonimi apo nofka ‘Bimi’ a të thotë gjë?
Dëshmitari: Po
Prokurori: A ka qenë anëtarë i BIA?
Dëshmitari: Se di
Prokurori: Nafiz Musliu me pseudonimin Tabuti a ka qene anëtarë i BIA?
Dëshmitari: Mesa di une po
Prokurori: Bari Gashi a ka qenë në BIA?
Dëshmitari: Po
Prokurori: A vishnin uniforma anëtarë e njësisë Bia?
Dëshmitari: Herë po e herë jo, ndonjëherë nuk kishte uniforma te mjaftueshme, e shkojshin edhe me rroba civile.
Prokurori: A kishte komandat Cali uniformë?
Dëshmitari: Po e ka mbajt uniformën, por ka pas raste edhe me rroba civile
Prokurori: A kishte kapelë të kuqe komandat Cali, po i referohem asaj çka thatë dje
Dëshmitari: Po kishte kapelë të kuqe
Ndërsa gjykatësja i kërkoi prokurorit që të i jepte referimet qe i kanë bërë transkriptë dhe të njëjtat t’ia jap mbrojtjes së viktimave dhe trupit gjykues.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës