Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në konferenca statusore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit si dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Vetëvendosje, Rexhep Selimit tha se procesi i hetimeve është në vazhdim e sipër.
Ajo ka thënë se mbrojtjes brenda tre javëve do t’u dorëzohet një vëllim i mjaftueshëm i materialeve.
“Synojmë të ndjekim urdhërim e juaj për masa mbrojtëse. Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, ua kemi bërë të ditur afatin për nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja është e njoftuar me çështjen dhe kjo nuk është befasi për ta”, u shpreh Prokurorja e ZPS-së.
Prokurorja pohoi se për mendimin e ZPS-së, nuk ka asnjë pengesë që gjykimi të filloj në verën e vitit 2021.
Ajo shtoi se në aktakuzë duhet të bëhen edhe disa redaktime./arbresh.info/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...