Google ADS

ZPO nuk sqaron nëse në “libër” e bazon organogramin e UÇK-së

16:51 | 5 Tetor 2020
L G

Një libër, del të jetë bërë pjesë e provave që do të përdoren kundër  ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

E për këtë libër, mbrojtësi i Mustafës, avokati Julius Von Boné, ka kërkuar sqarim nga prokurori i Dhomave të Specializuara.

Mbrojtësi i Mustafës, avokati Julius Von Boné, tha se në rastin e klientit të tij përmendet një libër, të cilin ai nuk e ka parë dhe nuk e di autorin e këtij libri. Avokati kërkojë nga gjykatësi i Dhomave të Specializuara që të di nëse mund ta ketë këtë libër, dhe ta di nëse do jetë pjesë e provave që do përdoret nga prokurori ndaj klientit të tij, Salih Mustafës, raporton arbresh.info.

“Ajo që kam parë në materialet që më janë dorëzuar në lidhje me deklaratat e klientit tim, aty përmendet shpesh një libër i shkruar nga një autor i caktuar, dhe unë nuk e kam parë këtë libër dhe nuk e di nëse ky libër do të më jepet, apo do të jetë pjesë e provave”, u shpreh mbrojtësi i Mustafës, raporton arbresh.info.

Avokati Von Boné, tha se është e rëndësishme që mbrojtja ta këtë  libër, në mënyrë që ta di dhe ta përdorë si provë ndaj klientit të tij.

“Është e rëndësishme ta them këtë, sepse kur e kanë pyetur ata klientin tim, ka pasur disa pjesë ku janë bërë citime të drejtpërdrejta të atij libri, dhe tani këto citime duhet t’i fusim në kontekst dhe ne duhet të dimë burimin e këtyre citimeve, është e rëndësishme për ne të dimë dhe të na e thotë prokurori nëse ka ndërmend të na jap këtë libër dhe ta përdor atë si provë materiale. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme për gjykatën për të kontrolluar dhe për të vënë në provë atë që a mund ne të shikojmë kontekstin e duhur citimeve që janë bërë dhe tu përhapim përgjigjen e duhur.

Lidhur më këtë, gjykatësi i Dhomave të Specializuara, pyeti prokurorin e Dhomave të Specializuara nëse ky libër mund t’i dorëzohet mbrojtjes, raporton arbresh.info.

Prokurori i Dhomave të Specializuara, pohoi se ky libër nuk është përfshirë në materialet e aktakuzës, mirëpo do të jetë pjesë e provave në këtë çështje penale.

“Unë mendoj që  ky libër që po përmend mbrojtja, nuk është i përfshirë  materialet mbështetëse të aktakuzës. Megjithatë, ai do të bëjë pjesë në provat që do të paraqiten në këtë çështje. Kështu që, ata do ta marrin këtë material”, u shpreh prokurori.

I pyetur nga gjykatësi se është e mundur që mbrojtja ta marr këtë libër para afatit prej 30 ditësh, prokurori konfirmoi se një gjë e tillë do jetë e mundur. /arbresh.info/

Të ngjashme