Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se kanë filluar takimet me qytetarët për mobilizimin e tyre për të organizuar protesta kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
Përmes një shkrimi të kësaj lëvizje nëpër rrjete sociale, thuhet se ata janë duke u angazhuar për mobilizimin e popullit “kundër pazareve me Serbinë të presidentit Thaçi”.
Aty presidenti Thaci cilësohet si politikan i rrezikshëm, duke thënë se “lidhja e fatit të tij me interesin e Kosovës duhet të shkëputet sa më parë”.
Tubimet janë bërë në Istog, Pejë dhe Kastriot, dhe janë udhëhequr nga Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe Fitore Pacolli.
Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook:
Pazareve me Serbinë që po tenton t’i bëjë presidenti Thaçi ne po i përgjigjemi me mobilizim qytetarë gjithandej nëpër Kosovë. Aventurës së tij kokë në vete ne do t’i përgjigjemi me vullnetin e popullit. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të gatshëm se kurrë t’i japin fund të keqës. Pushtetarët që gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës kanë ngarendur prapa pasurimit e përfitimit personal e klanor tash në fund të karrierës së ata kanë shumçka për të humbur, andaj edhe janë bërë edhe më të rrezikshëm për vendin. I tillë është presidenti Thaçi. Lidhja e fatit të tij me interesin e Kosovës duhet të shkëputet sa më parë. Ai mund të bëjë pazare me Serbinë për fatin e tij, por jo në emër dhe për Republikën e Kosovës
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...