Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë pjesë në inaugurimin e Zonës Ekonimike në Budrik të Vitisë.
Hajdari ka thënë se ky park do të bëhet tërheqës për investime të qëndrueshme teksa ka bërë të ditur se janë shpallur 10 Zona Ekonomike, raporton Arbresh.info.
“Është kënaqësi e madhe qe me kryeministrin Kurti të jemi së bashku për ta inauguruar këtë park që të bëhet tërheqës për investime të qëndrueshme. Investimet tona si kjo sot po e rrisin integrimin e bizneseve vendore, për këtë qellim ne si ministri kemi shpallur 10 Zona Ekonomike. Shumica e këtyre zonave kanë qenë vetëm të certifikuara dhe me disa shkelje. Ne po punojmë në konsolidimin dhe sjelljen e zonave që ti shndërrojmë në parqe industriale dhe teknologjike. Në këtë park presim të vendosen 30 biznese duke hapur një potencial zhvilluese. Ne presim që pran kompanive të hapen edhe universitete të drejtuara drejt industrisë. Të nderuar të pranishëm shpresojmë që ky biznes të jetë një oazë zhvillimore”, ka thënë HYajdari në fjalën e saj të rastit./Arbresh.info
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve