Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, në Interaktiv të KTV-së, situatën e fundit politike e ka quajtur absurde.
Ai mendon se në Kuvend nuk shkohet pa i bërë së paku 61 vota, gjë që u dëshmua se koalicioni PAN nuk i ka ato që i pretendon tash e disa muaj.
“Ky lloj absurditeti po shkon duke u thelluar. Nuk po shoh shqetësim tek partitë politike për të gjetur një zgjidhje për këtë absurditet”, thotë Zogaj.
Sipas tij, deklaratat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, janë joserioze në lidhje me sigurimin e 61 votave.
Po ashtu, edhe deklaratat për ofertën e tyre e cila thanë se do të skadojë nesër në orën 10:00, janë joserioze.
“Pamja e parë që jepet është që ka një qasje bllokuese që nuk po shihet që merr fund shumë shpejt. Mund të ketë lëvizje ditore, por jo edhe fund të shpejtë. Ka një barrikadim në të dy krahët. Nëse nuk lëshon pe PAN-i, të gjitha përgjegjësitë do t’i bien PAN-it. Sepse në kanë shumicë, do të duhet të dalin në seancë”, mendon Zogaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...