Zogaj: Qeveria për qëllime politike s’po e përkrah “Unazën e Qytetit”, 150 milionë euro janë për investime kapitale në 2024

09:35 | 27 Nëntor 2023
A Z

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti për qëllime politike nuk po e mbështet një prej projekteve më të rëndësishme, siç është ndërtimi i “Unazës së Qytetit”.

Nënkryetari i Prishtinës ka folur edhe për shumën që do ta kenë në dispozicion për investime kapitale, ku përfshijnë ndërtimin e disa rrugëve, spitalit të Prishtinës dhe ndërtimi i disa sallave sportive.

Ndërsa për ndaljen e punimeve në Rrugën A për shkak të pezullimit nga Gjykata Komerciale, Zogaj kërkon që të përfundojë çështja në Gjykatë dhe të fillojnë punimet. Ai e quan projekt strategjik për Kryeqytetin dhe jo vetëm.

Duke folur për mospërkrahjen e ekzekutivit për ndërtimin e “Unazës së Qytetit”, Zogaj ka thënë se kostoja është e papërballueshme për Kryeqytetin. Për këtë, kërkojnë garanci nga Qeveria e Kosovës.

“‘Unaza e Prishtinës’ është një ndër projektet më të mëdha të qytetit është projekt që tejkalon 300 milionë euro investime dhe e tejkalon edhe Prishtinës sepse ne themi është një projekt i Kosovës i vendit sepse i ndihmon gjithë qytetarët të kyçën në kryeqytet është autostradë që e rrethon gjithë Prishtinën ky projekt nuk mund të bëhet vetëm nga Prishtina sepse nuk mund ta financojë këtë projekt andaj kërkohet ndihmë nga Qeveria dhe ne i jemi qasur edhe Qeverisë lidhur më këtë projekt sepse tani më ekziston një projekt ku ka qenë i përfshirë edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ekziston edhe kostoja edhe vullneti i kryeqytetit të hyjë në këtë projekt por në anën tjetër kërkohet një garanci për nënshkrimin e kredisë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka zotuar mbi 200 milionë euro për projektin edhe 100 milionë të tjera na duhen për pjesën e shpronësimit dhe ne do të hynim në projekt shumë shpejtë por pa garanci të shtetit të Qeverisë së Kosovës nuk mund të ndodhë ky projekt”, u shpreh Zogaj.

Numri dy i Kryeqytetit dyshon se mospërkrahja e ekzekutivit po bëhet për qëllime politike. Zogaj thotë se ndërtimi i “Unazës së Qytetit” ndikon në zhvillimin ekonomik dhe për këtë arsye është i nevojshëm ky projekt.

“Përgjigjja e tyre ka qenë që nuk është prioritet i joni për momentin sepse kemi prioritete të tjera, pra një prej projekteve më të mëdha kapitale edhe të kryeqytetit edhe vendit si një prioritet dhe ne konsiderojmë që ka edhe qellim politik sepse po te ishte një tjetër situatë ata do e kishin prioritet këtë projekt sepse ky projekt edhe nga partnerët ndërkombëtarë tregohet si projekt që e ndihmon ekonominë e Kosovës, një projekt strategjik i vendit baras me energjinë e disa projekte të tjera të mëdha të vendit dhe ne insistojmë që të bëhet dhe tani jemi duke shikuar edhe alternativa tjera që ta financojmë këtë projekt”, thotë Zogaj, teksa shton se një ndër alternativat për jetësimin e këtij projekti është partneriteti publiko-privat.

Zogaj ka folur edhe për shumën që dedikohen për investime kapitale. Këtë vit sipas tij do të jenë në dispozicion për investime kapitale rreth 150 milionë euro, përfshirë bartjen e mjeteve nga viti aktual.

Për vitin e ardhshëm me këtë buxhet synohet edhe ndërtimi i spitalit të Prishtinës dhe ndërtimi i disa sallave sportive, pasi Kryeqyteti do të jetë nikoqir i organizimit të “Lojërave Mesdhetare Olimpike 2030”.

“Kryetari Rama edhe administrata jonë e potencojmë që ky është një ndër projektet që ne do të insistojmë dhe do gjejmë një formë komunikimi me Qeverinë dhe do arrijmë në lloj marrëveshje që ta financojmë këtë projekt edhe pse ka kohë ende dhe vetëm fakti që po bisedojmë për këtë projekt është pozitive ne do hyjmë edhe në mandatin e dytë dhe do insistojmë që do jetë një prej projekteve më kryesore të kryeqytetit. Buxheti në tersi është 105 milionë euro por edhe pjesa e bartjeve do kemi rreth 150 milionë euro për të shpenzuar në vitin 2024 që është një buxhet solid për kryeqytet prej tyre 40 milionë do jenë investime kapitale pa bartjen por nëse e bartim edhe një pjesë të fondeve nga 2023 ne do kemi rreth 60-70 milionë euro për investime kapitale. Pra janë kryesisht të lidhura me vazhdimin e rrugëve që do ndërtohen në tersi pastaj ndërtimin e spitalit të Prishtinës, ndërtimi i sportit fasiliteteve sportive sepse Prishtina fitoi të drejtën me i organizua ‘Lojërat Mesdhetare Olimpike 2030’ dhe do investojmë shumë në sport”, ka thënë Zogaj.

Ndonëse Gjykata Komerciale ka ndaluar punimet në ndërtimin e Rrugës A, Zogaj është i bindur se ky projekt do të përfundojë. Thotë se ky projekt është strategjik për Kryeqytetin që do të ndikojë në lirimin e komunikacionit të rënduar.

“Në fakt ne jemi të shqetësuar sepse pas 6-muajve apo më shumë punë sepse puna në rrugën A ka filluar në maj të këtij viti e ne në nëntor marrim lajmin prej mediave sepse gjykata nuk na ka dërgu letër direkt sepse s’jemi palë e këtij procesi, pra marrim lajmin për pezullim të punimeve ndalim punimi dhe kjo për fatkeq është një prej lajmeve jo të mira edhe për qytetarët e Prishtinës. Por edhe për ne si administratë sepse na ndalët një prej projekteve më të mëdha që është duke u punuar sot jo vetëm në Prishtinë por edhe përtej Prishtinës pra në nivel të vendit. Rruga A është një projekt strategjik i kryeqytetit i cili do të lirojë edhe komunikacionin që kemi të rënduar por edhe do jetë një zgjidhje për qytetarët e Prishtinës besoj që kjo do të lirohet shumë shpejtë ky proces gjyqësor dhe punimet do vazhdojnë”.

“Në projekt mund të shkaktohen pengesa sepse në të kundërtën projekti nuk ka të ndalur projekti do të vazhdojë mund të ndodhë ndonjë pengesë, po hyjmë në sezonin e dimrit ku punimet ngadalësohen shumë ose mund të ndërprehen në një pjesë të kësaj periudhe dhe ne presim ta shfrytëzojmë këtë kohë të mirë që e kemi në nëntor dhe pastaj të vazhdojmë në vitin tjetër me faza tjera të punimit”, u shpreh tutje Zogaj./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme