Zogaj: Ose të votohet Demarkacioni, ose zgjedhje

18:26 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk është e interesuar për të shkuar në zgjedhje.

Por ai ka thënë se vendi është në kolaps, dhe sipas tij, për të kaluar këtë gjendje, duhet të votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

“Vendi është në një kolaps, duhet të vihet Demarkacioni në rend të ditës në Parlament”.

“Kolaps pasi jo vetëm që qytetarët janë të interesuar për liberalizim të vizave por edhe jeta institucionale gjithë angazhimin e bën për Demarkacionin”.

“E gjithë energjia e Qeverisë është orientuar në Demarkacion”.

Sipas Zogaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ose duhet të votohet Demarkacioni ose të shkohet në zgjedhje.

Deputeti i PDK-së është shprehur se Demarkacioni është në rregull por se ka munguar transparenca gjatë këtij procesi.

“Duke përjashtuar procedurat sa i përket vijës kufitare mendoj që është në rregull por procedurat nuk kanë qenë në rregull pasi nuk ka pasur transparencë dhe mungesë të debatit”.

Ai ka thënë poashtu se për Demarkacionin, faj të madh ka opozita.

“Fajtor kryesor është edhe opozita që për interesa personale e ka bllokuar këtë proces”.

“Energjia e qeverisë në Demarkacion ka bërë që shume procese të tjera të mbesin prapa. Opozita më shumë po thirret në çështje kombëtare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme