Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Mundësia e mbajtjes së seancës për votimin e Vjosa Osmanit për presidente si dhe ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve, sipas tij, nuk po tregon asgjë tjetër, përveç asaj që Kurti do më shumë pushtet për vete, për egon e tij dhe për hakmarrje, shkruan arbresh.info.
“Nëse shkohet në zgjedhje tash, fajtori i vetëm i kësaj situate është Albin Kurti. Ky politikan donë me jetu nga krizat politike, të cilat i shkaktuan vetë. Ai nuk është në krizë. Në krizë shëndetësore e ekonomike janë qytetarët”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
Zogaj shprehet se zgjedhjet nuk janë për qytetarë, por për Kurtin.
Albini nuk ka as krizë shëndetësore e as ekonomike. Ai jeton më mirë se 90% i qytetarëve të Kosovës. Zgjedhjet nuk janë për qytetaret, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh që ka. Po kërkon pushtet absolut. Për vete. Për ego të tij. Për hakmarrje. Për gjithçka tjetër, pos për të mirë të qytetareve./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...