Google ADS

Zogaj: Nesër fillojmë punimet tek Ura e Madhe në Prishtinë

19:27 | 14 Prill 2024
E.G

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë të ditur se nesër do të fillojë puna për realizimin e projektit për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat, shkruan Arbresh.info.

“Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën. Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”. Kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat dhe do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit,” ka shkruar Zogaj./Arbresh.info/

Të ngjashme