Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas rezultateve preliminare të të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku fitues i zgjedhjeve komunale në Prishtinë doli Përparim Rama nga LDK.
Zogaj përmes një postimi në Facebook duke e quajtur humbjen e kandidatit të Vetëvendosjes, Arben Vitia një debakël të paparë për 20 vjet në skenën kosovare.
Zogaj ka ironizuar me Vitin, duke thënë se duhet të kthehet në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan arbresh.info.
“Kthejeni Benin ministër te shëndetësisë sepse pastaj ka me shku me vallëzua ne dasma. Debakel i papare ne me shume se 20 vjet ne skenën politike të Kosovës”, ka shkruar Zogaj.
Ndryshe, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama doli fitues i zgjedhjeve me 51.07 për qind, apo 40 mijë e 659 vota, duke lënë pas kandidatin e VV-së, Arben Vitia me 48. 93 për qind, apo 38 mijë e 958 vota./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...