Tridhjetë e tetë kosovarë janë kthyer sot nga Stambolli në mënyrë të organizuar dhe janë vendosur në karantinë në Qendren e Studentëve.
Detaje lidhur me këtë ka dhënë Alban Zogaj, shef i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Zogaj tha se kthimi i personave që kanë mbetur jashtë Kosovës, bëhet në mënyrë të organizuar mes Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Sot ka ardhur aeroplani i cili ka ateruar nga Stambolli me 38 anëtar. Ka ardhur në koordinim me tre ministritë, së bashku më Ministrinë e Shëndetësisë, Minsitrinë e Jashtme që me Ambasadat po bën listën me njerëz, dhe me ministrinë tonë që merret me lejet e transportit. Ndihmë ka dhënë edhe Forca e Sigurisë. Ky është fluturimi i dytë.Fluturimi i parë ka ardhur me ekipin e boksit të Kosovës nga Londra “-tha Zogaj në Klan Kosova.
Shefi i kabinetit në MIA tregoi edhe disa nga procedurat e kthimit që duhet ti ndjekin qytetarët nga Kosova.
“Kemi dy kontrolle që bëhet nga mjekët në Aeroportin e Prishtinës.Kontrolla tjetër bëhet në Qendren e Studentëve.Pas pesë ose gjashtë ditësh bëhen analizat.Qytetarët që kanë vizat e skaduara apo kanë ndonjë emergjencë për tu kthyer, komunikojnë fillimisht me Ambasadat, krijohen listat dhe më pas ne i lëshojmë lejet speciale”-shtoi Zogaj.
Ai theksoi se deri më tani janë 850 kërkesa që janë paraqitur nga kosovarët për t’u kthyer.
“Udhëtimet bëhen me radhë. Ka rritje të një numri nga Zvicra por edhe nga vendet e tjera. Kemi komunikime me të gjitha Ambasadat.Kemi 850 kërkesa për tu kthyer, kryesisht nga Gjermania, pastaj Britania dhe vendet e tjera “.
Zogaj ndër të tjera tha se Qendra e Studentëve ka të gjitha kushtet e nevojshme për tu shndërruar në karantinë.
“Kur Qeveria e mori vendimin që Qendra e Studentëve të shndërrohet në karantinë është menduar mirë sepse ka 2 mijë vende.Ka kushte. Ka higjienë, ka ushqim ka akomodim të mirë.Me këtë masë po mundohemi të parandalojmë rrezikun e përhapjës së koronavirusit.Të gjithë qytetarët që nuk kanë ndonjë urgjencë, të qëndrojnë në ato vende “.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...