Zmbrapset Presidenti, tash thotë se Kosova ka vija të kuqe për Serbinë

13:25 | 12 Korrik 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës që ia ka bërë fabrikës së plastikës “Kivo” në Kaqanik, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe edhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky proces duhet të përmbyllet me një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, ku rezultat final do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjeje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës.

Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksuar Thaçi, i cili që nga dje ka filluar të dal në terren.

Thaçi ka konfirmuar se më 18 korrik do të jetë takimi i radhës në Bruksel.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme