Ai është shpërngulur nga Kamenica, në fshatin Zllatar, i cili ndodhet pak kilometra larg Prishtinës. Në kohën kur kishte ardhur familja e tij, ky fshat numëronte vetëm tre shtëpi. Banori, Jahir Shillova, ka thënë se familja e tij ka qenë ndër të parët që janë shpërngulur në këtë vend.
Sipas tij, për Zllatarin thuret një gojëdhënë interesante.
“Sipas gojëdhënave të serbëve kanë ardhur mushkat me ari këndej dhe kanë shkuar nga spitali në Matiçan. Kur kanë arrit në pjesën e Gërmisë ata kanë dalë pa arin. Prej asaj kohe mendohet se diku këndej është fshehur ai ari, dhe nga ajo kohë ka mbetur si fshati i arit”, shprehet për RTV Dukagjinin Jahir Shillova.
Ky vend, ndodhet mes tri kodrave të mëdha. Ndërsa shtëpitë mbesin në një ultësirë. Për këtë arsye, banorët ndryshe e quajnë këtë fshat edhe Lugmir.
Ndonëse të gjithë kanë ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës, sipas Jahir Shillovës, ky vend çdoherë ka qenë i qetë dhe pa probleme.
“Kemi ardhur nga viti ’64. Kam qenë 2 vjeçar , por nga momenti që kam filluar të mbaj mend, e di që është bërë jetë e vështirë. Por krahasuar me ditët e sodit ka qenë një dashni mes njerëzve dhe një harmoni për jetën”, thotë më tej Jahir Shillova.
Banori Sylë Imeri, është ndër më të vjetrit në fshatin Zllatar. Kishte qenë i vogël, kur ai bashkë me familjen e tij ishin shpërngulur këtu. Sipas tij, traditat dhe çdo gjë tjetër ka ndryshuar në këtë vend.
“Jemi të ardhur nga vitet e ’70’ta. Jemi të ardhur nga Komuna e Kamenicës. Nga ajo kohë deri më sot jetojmë. Në kohën kur ne kemi ardhur kanë qenë edhe katër shtëpi tjera. Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Rrugën e kemi bërë me kontributet tona. Edhe shtyllat vetë i kemi sjellë”, deklaron banori Sylë Imeri.
Fshati me forma të veçanta, krijon një pamje që të josh syrin me shtëpitë e vendosura, përkrah njëra tjetrës.
Banori Jahir Shillova, ka thënë se tanimë nuk mund ta ndërrojë këtë vend me asnjë tjetër.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...