Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportet e auditimit të rregullsisë për vitin fiskal 2017 për të gjitha Komunat. Ndërkaq, pas këtyre raporteve ka nxjerr një raport të quajtur “Tregues performace për nivelin lokal Qeverisës për vitin 2017”.
Ky raport mbulon dy kritere dhe nëntë fusha nga aktivitetet e qeverisjes lokale.
Auditori ka vënë në pah pesë të gjetura që i karakterizojnë shumicën e tyre, shkruan lajmi.net.
“Shumica e komunave kanë një tendencë të shfrytëzimit të kontratave për marrëveshje të veçanta jo në përputhje me qëllimin e tyre; Nën arsyetimin e mungesës së kapaciteteve, shumica e komunave nuk kryejnë verifikimin e pronave të tatimpaguesve të pronës. Kjo ndikon në faturim jo sipas gjendjes reale në teren; Planet e prokurimit nuk janë mjaftueshëm të detajuara prandaj performanca në zbatimin e tyre shpesh nuk paraqitet drejtë; Ekzaminimet në teren për pagesat ndaj punëve të kryera, në disa raste kanë treguar që raportet e komisionit të pranimit apo organit mbikëqyrës nuk kanë reflektuar gjendjen reale dhe si pasojë janë certifikuar disa pagesa përkundër që puna nuk ishte përfunduar”, thuhet në raportin Tregues performace për nivelin lokal Qeverisës për vitin 2017”.
Grafiku në vijim tregon renditjen e komunave të cilat kishin angazhuar më së shumti punonjës në raport me buxhetin e tyre.
Marrëveshjet për shërbime të veçanta, prinë Prishtina
Legjislacioni kosovar për shpenzimet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve përmban rregulla dhe kufizime strikte për administratën publike. Sipas auditorit në përputhje me planet strategjike qeveritare për kategorizimin dhe kufijtë e shpenzimeve operative, përcaktohen edhe kufijtë e të punësuarve në administratë komunale. Njëkohësisht, me ligjin për shërbimin civil, lejohet që atykomuna ka nevojë për angazhim të ekspertëve për një periudhë të kufizuar, të zhvillojë procedura të thjeshtësuara të rekrutimit dhe se kontratat e tilla për shërbime të veçanta duhet të jenë deri në gjashtë muaj.
Shënimet e mëposhtme nuk tregojnë arsyet apo të gjitha (pa) rregullsitë gjatë kontraktimit. Kjo analizë paraqet numrin e të angazhuarve krahas madhësisë së organizatës.
Sipas auditorit, Komunat të cilat kishin shpenzuar dhe kontraktuar më së paku apo fare në këtë
kod shpenzimesh. Vlen të përmendet se janë pesë komuna që nuk kanë angazhuar fare punonjës
dhe atë komunat Klinë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Ranillug.
Auditori ka mbledhur informata edhe nga aspekti i zbatimit të ligjit që rregullon këtë fushë: nëse janë zbatuar procedura të thjeshtuara rekrutimi, nëse kohëzgjatja e kontraktimeve ishte ligjore (jo më shumë se gjashtë muaj) si dhe nëse të angazhuarit thirren për ndonjë punë të veçantë apo ekspertizë e jo për punë të zakonshme të cilën mund të kryejnë edhe zyrtarët e rregullt komunal. Nga ky kënd, shumica e komunave nuk kanë respektuar kërkesat e mësipërme. “Është vetëm Hani i Elezit që ka përmbushur të tre kërkesat kur ka angazhuar pesë punonjës si dhe Ferizaj dhe Dragash, që kryesisht kishin përmbushur kriteret gjatë kontraktimit”, thuhet në raport.
Komunat pa disiplinë financiare në pagesa
Ligji për menaxhimin e financave publike, bën përgjegjës çdo zyrtar kryesor financiar që të siguroj se çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara për Organizatat Buxhetore ( OB) të paguhen brenda 30 ditëve kalendarike pas pranimit të faturës ose kërkesës për pagesë nga organizata përkatëse buxhetore. Në rast të mos kryerjes së obligimeve nga ana e OB-ve, lëshuesi i faturës mundet ta dorëzojë një kopje të faturës ose kërkesës për pagesë në Thesar. Ligji përmban edhe një nen tjetër i cili obligon Thesarin të kryejë pagesat sipas vendimeve të prera gjyqësore nëse OB-të nuk kanë përmbushur obligimet e tyre. Auditori ka radhitur disa komuna ku paraqet shkallën e pagesave për të cilat faturat janë paguar në kohë brenda 30 ditësh.
Megjithatë duhet të merret parasysh edhe një fenomen tjetër negativ për të cilën ZKA ka raportuar vazhdimisht, dhe që në njëfarë mënyre mund të ndikojë gjendjen e këtyre rezultateve për disiplinën financiare. Urdhërblerja (porosia e mallit) e cila gjenerohet nga sistemi aktual i kontabilitetit, shpesh nuk bëhet me kohë apo në rastin e porositjes së mallit (apo nënshkrimit të kontratës tek projektet kapitale), por vetëm pasi që OB e pranon faturën apo punën.
Sidoqoftë, mund të shihni një mesatare prej 86% të përmbushjes së këtij obligimi nga Komunat, duke shpalosur kështu gjithsej 14 komuna të cilat janë nën këtë mesatare.
Nderakq, dihet qe, të qenit mos përgjegjës ndaj shlyerjes së faturave, mund të shkaktoj që komunat të jenë subjekt i kamatave dhe ndëshkimeve të cilat burojnë qoftë nga klauzolat kontraktuale ashtu edhe ligji për të drejtat dhe detyrimet.
Komunat të cilat kanë verifikuar dhe nuk kanë verifikuar pronat
Komunat janë përgjegjëse për regjistrim të pronave të paluajtshme dhe sigurim të informacionit të nevojshëm në lidhje me to, për qëllim të administrimit të tatimit në pronë. Sipas auditorit, ndryshimi i vazhdueshëm i tipareve të pronave si dhe ndërtimet e vazhdueshme që ndodhin, duhet të jenë pikë vrojtimi i anketuesve në teren, sepse nga gjendja dhe madhësia e pronës varet edhe faturimi ndaj një tatimpaguesi. Neni 13 i UA për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave mbi Pronën dhe Tatimpaguesin obligon Komunën që çdo vit të bëjë verifikimin ne teren të 1/3 -ës së pronave të regjistruara.
Sërish është aktuale përsëritja e rekomandimeve mbi këtë, meqë komunat ende shënojnë një mesatare të ulët të verifikimit të pronave në teren. Madje, vetëm tri komuna janë në pajtueshmëri me këtë nen, duke verifikuar mbi 33% apo afro 1/3 të pronave të regjistruara.
Komunat të cilat kanë verifikuar 0% apo më pak se 10% të pronave të regjistruara.
Komunat me shkallën më të ulët dhe më të lartë të inkasimit të tatimit të faturuar
Tatimi në pronë është kategoria më domethënëse e të hyrave komunale, jo vetëm për nga vlera inkasuese por edhe për qëllimin se pse mblidhet kjo e hyrë. Në veçanti, për këtë të hyrë, komuna duhet të shpërblej qytetarët në të mira publike apo investime, kryesisht në infrastrukturë.
Ka qenë gjithmonë e theksuar që niveli lokal duhet të marrë masat e nevojshme në mënyrë që inkasimi të jetë sa më i lartë. Sa më i lartë inkasimi aq më i lartë numri i projekteve potenciale që mund të mbulohen nga të hyrat komunale. “Me rastin e planifikimit të buxhetit, komunat nuk buxhetojnë vlerë inkasimi aq sa faturojnë! Kjo për arsye se një numër projektesh do të mbeteshin të parealizuara nëse nuk do të inkasohej paraprakisht ajo shumë. Rrjedhimisht, komunat planifikojnë të mbledhin bazuar në trendin paraprak të të hyrave nga kjo kategori. Por, edhe në këtë drejtim ZKA ka raportuar për një planifikim jo adekuat të tyre. Në disa raste, pa arsye planifikohet të inkasohet më pak se vitet paraprake. Planifikimet e tilla jo ambicioze kanë ndikim në tërë mbarëvajtjen buxhetore”, thotë auditori.
Shënimet e mëposhtme tregojnë se sa kanë mundur komunat të inkasojnë vetëm kryegjënë e faturuar për tatim në vitin 2017 pa përfshirë dënimet dhe kamatat. Auditori ka gjetur që nga gjithsej 34 komuna që inkasojnë tatim në pronë, mesatarja e përgjithshme e inkasimit të faturimit për vitin 2017 ishte 43 pwr qind. Mbi ketë mesatare janë 16 komuna të cilat janë prezantuar në grafikun në vijim. /Lajmi.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...