Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar gjashtë raportet e para të auditimit për ministritë, si: Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT); Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR); Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD); Ministrinë e Ekonomisë (ME); Ministrinë e Mbrojtjes (MM) si dhe për Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).
Bazuar në rezultatet e auditimit, ZKA-ja ka dhënë opinion të kualifikuar për MINT, MBZHR dhe MSH, përcjell Arbresh.info
Arsyeja e modifikimit, përkatësisht kualifikimit të opinionit për këto Ministri është për shkak se Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2023 nuk kanë prezantuar pamje të drejtë dhe të vërtetë. Kurse MPJD, ME dhe MM opinionin e auditimit e kanë të pamodifikuar për shkak se ZKA ka marrë siguri të arsyeshme se Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2023 prezantojnë pamje të drejtë dhe të vërtetë.
ZKA, gjithashtu për këto Ministri ka prezantuar edhe konkluzionin në lidhje me pajtueshmërinë duke vlerësuar nëse transaksionet e kryera në procesin e ekzekutimit të buxhetit kanë qenë, në të gjitha aspektet materiale, në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare.
Nga auditimet e kryera ka rezultuar qe MBZHR dhe ME të kenë konkluzion të kualifikuar për shkak se disa nga transaksionet e kryera nuk kanë qenë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit. Përderisa MINT, MPJD, MSH dhe MM konkluzionin e pajtueshmërisë e kanë të pamodifikuar për shkak se ZKA ka marrë siguri të arsyeshme se transaksionet e kryera kanë qenë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit.
Përkundër gjetjeve të shpalosura në raporte të auditimit, këto ministri kanë shënuar progres sa i përket nivelit të zbatimit të rekomandimeve. Gjithashtu, kemi rënie tek numri i rekomandimeve të dhëna, për 17 rekomandime më pak. Për vitin 2022 ishin dhënë 49 rekomandime, ndërsa për vitin 2023 janë dhënë 32./Arbresh.info
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll