Google ADS

Zjarri “zbret” në autostradën Lezhë-Milot, kalimi i makinave me vështirësi

22:40 | 18 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Dy vatra zjarri në pak orë kanë krijuar një situatë problematike në Lezhë, ku për pasojë dhjetëra hektarë me pyje janë djegur.

Abcnews.al mëson se flakët kanë “zbritur” në aksin Lezhë-Milot, tek kthesa e Tales.

“Putin është sëmurë”, Rama tregon prapaskenat nga Samiti: Na thanë se kish…
Në vendngjarje ndodhet policia që po drejton trafikun e automjeteve. Ende nuk kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë automjetet.

Ndërkaq, flakët përhapen me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era. Mësohet se zjarri rrezikon një magazinë aty pranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme