Zjarri te nënstacioni elektrik pranë “Fadil Vokrrit”, KEDS del me njoftim

12:40 | 3 Prill 2024
K.B

KEDS ka dal me njoftim pasi është përfshirë nga flakët nënstacioni elektrik pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në njoftim thuhet se një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë.
KEDS thotë se aktulisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, njofton KEDS./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme