Në shtatë qytete të Kosovës, vetëm të dielën, zjarri u bë problem për një varg incidentesh, por pa të lënduar.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh raporton se rastet kanë ndodhur në Podujevë, Kamenicë, Ferizaj, Suharekë, Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, shkruan arbresh.info.
ZJARRVËNIE
Fsh. Obranqë, Podujevë, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektar pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej rreth 5 hektarësh. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Ferizaj 27.03.2022 – 00:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana deri më tani të panjohura i është djegur vetura e tij e cila ishte në garazhin e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
Samadrexhë, Suhareke, 27.03.2022-13:30. Dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Ujz, Gjakovë, 27.03.2022 – 09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një zjarri është djegur një kabllo e rrjetit të një kompanie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.
Fsh. Drenoc, Rahovec, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një mal në afërsi të xhamisë së fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Bubël, Malishevë, 27.03.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një pjesë e madhe e malit pronë publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...