Zjarri përfshinë malet në Rugovë të Pejës

08:04 | 1 Prill 2024
E.G

Mbrëmjen e së dielës në malet e fshatrave Kuqishtë dhe Stankaj të Rugovës kanë shpërthyer disa vatra të zjarrit.

Sipas pamjeve të publikuara në faqen me emrin “Peja në fokus”, shihet se vatrat e zjarreve ishin të mëdha.

Ndërkaq nuk dihet nëse ka dëme materiale apo persona të lënduar.

Arbresh.info ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme