Shtëpia e pleqve në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë mbrëmë (e hëne) është përfshirë nga zjarri.
Përmes raportit 24 orësh, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Afrim Loxhaj, Prishtinë 19.02.2024-18:30. Raportohet se është përfshi nga zjarri shtëpia e të moshuarve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.
Edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti mbrëmë për Arbresh.info kishte thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe policia ndërsa nuk raportohet për të lënduar, përveç disa persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësive në frymëmarrje nga tymi.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, kishte thënë Ahmeti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
LEXO EDHE:
Zjarri në shtëpinë e pleqve, Rama: Për shkak të sigurisë të moshuarit do të zhvendosen në hotel
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...