Dje në objektin e disa ministrive të Kosovës, përkatësisht në ish objektin “Rilindja”, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë u raportua për zjarrvënje.
Policia e Kosovës lidhur me rastin në raportin 24 orësh ka njoftuar se zjarri është lokalizuar dhe se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, shkruan arbresh.info
“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 10.01.2023-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një zjarr në një objekt. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për të lënduar. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe zëdhënësën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila tha se prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja).
“Prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja), me ç’ rast menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante”, ka thënë Ulaj.
Sipas saj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘zjarrëvënie’ dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘zjarrëvënie’ dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ulaj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...