Google ADS

Zjarri në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pamje nga vendi i ngjarjes

09:59 | 21 Nëntor 2023
K.B

Një zjarr ka përfshirë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Ekipi i portalit Arbresh.info po qëndron atje, dhe sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.


Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe Bergita Curri nga IML.

Curri tha se në vendin e ngjarjes kanë ndal njësitet relevante dhe theksoi se momentalisht janë në oborrin e IML-së duke pritur derisa të shuhet zjarri.

Ndërsa nga Policia bën të ditur se dy zyre janë përfshirë nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML).

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se zjarri është raportuar rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Në njoftim thuhet se zëvendësministri Sallahu ka dal në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit.

Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes.

Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.

Për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë.

LEXO EDHE:

Reagon Ministria e Drejtësisë për zjarrin në IML: S’dihen shkaqet, zëvendësministri po qëndron atje

Dy zyra përfshihen nga zjarri në IML, policia: Nuk ka të lënduar

Evakuohet stafi i IML-së, zjarrfikësit arrijnë në vendin e ngjarjes

Të ngjashme