Policia po dyshon se zjarri i shkaktuar në lokalin e nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanic, është bërë qëllimisht.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se për momentin nuk ka të dyshuar lidhur me rastin, dhe se janë duke punuar për zbardhjen e rastit i cili u cilësua “Zjarrvënie”.
“Dyshohet si qëllimshëm, nuk ka të arrestuar”, tha Elshani.
Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i është vënë zjarri dyqanit të saj të rrobave.
Rasti ka ndodhur sot në Zveçan në orët e hershme të mëngjesit, në ora 00:45.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote