Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte, objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka rënë një zjarr.
Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyra.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është në hetime nga njësitë relevante.
“QKUK – Prishtinë 21.11.2023 – 08:00. Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, bën të ditur njoftimi.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje ka reaguar pas zjarrit që ka rënë sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ajo bëri të ditur se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.
Haxhiu tha se Policia dhe Prokuroria janë duke e bërë punën e tyre.
Ministrja tha se qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japin informacione më shumë.
Haxhiu shton gjithashtu se sapo të kenë informacione më të detajuara lidhur me rasti, do të njoftohen me kohë.
Ndryshe dje zjarri në IML, ka ngjallur reagime të shumta.
Një ndër ata që ka reaguar është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të dal me informata rreth këtij rasti.
“Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti.
Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti”, kishte shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Zjarri në IML, Haxhiu: Nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...